Pas ndarjes së bujshme, aktorja e njohur turke konfirmon lidhjen e re të dashurisë

23:20 | 16 Prill 2023

Pas ndarjes së bujshme që pati pak kohë më parë, aktorja e njohur turke konfirmon lidhjen e re të dashurisë.

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel po vazhdon të jetë pjesë e pandashme e mediave rozë në Turqi.

Hande së fundmi e ka pranuar lidhjen me aktorin, Hakan Sabancı.

Aktorja dje është pyetur nga gazetarët për pushimet që i kaloi me Hakanin në Paris, teksa u shpres se “Kemi kaluar pushime të mira, gjithçka ka qenë mirë”.

Nga ana tjetër, Hakan Sabancı e komentoi lidhjen e tij të re si “një lidhje serioze”.

Kujtojmë se, Hande vitin e kaluar i ka dhënë fund lidhjes me Kerem Bürsin, të cilët u dashuruan në serialin “Sen Çal Kapımı”

Komento: