Pas ndërhyrjes së Ministrisë, autobusit me kosovarë që u bllokua nga kroatët i sigurohet leja për kalim tranzit

20:00 | 04 Qershor 2020

Autobusit me kosovarë që u bllokua nga kroatët i është siguruar leja për kalim tranzit.

Një autobus i mbushur me qytetarë të Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit ka mbetur në kufirin Slloveni-Kroaci për dy ditë me radhë.

Fillojetë Konjuhi, zyrtare për media në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit ka treguar se është arritur të sigurohet leja për kalim tranzit për Mal të Zi për këtë autobus.

Konjuhi tha për se kjo u mundësua pasi MIA ka folur me autoritetet malazeze.

Komento: