Pas ndeshjes, flet “heroi” Rebic

15:24 | 19 Janar 2020

AC Milan, arriti të rrëmbejë të tre pikët në ndeshjen kundër Udineses këtë pasdite, megjithëse nuk ishte e lehtë për ekipin e Stefano Piolit.

Fatmirësisht, ky i fundit mori vendimin për të sjellë në skenë Ante Rebic, përcjell ORAinfo.

Pas ndeshjes, e cila përfundoi kështu 3-2, anësori u intervistua nga DAZN .

Ai ishte i lumtur me performancën pasi më në fund iu dha një shans nga menaxheri.

“Jam i kënaqur, më në fund pata një mundësi, demonstrova atë që mund të jap. Gjëja më e rëndësishme ishte tre pikat, ne vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar. ”

“Ne morëm tre lojtarë të rëndësishëm, ata sollën personalitet në ekip, kjo më pas mund të shihet në fushë”, tha kroati.

Ndeshja tjetër e kuqezinjve është kundër Brescia të Premten në mbrëmje, me nisjen e planifikuar për 20:45./ORAinfo/

Komento: