Pas ngjitjes në mal, Thaçi viziton prindërit në vendlindje

20:08 | 19 Korrik 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasditen e tij e ka kaluar në shtëpinë e prindërve.

Ai nga Buroja ka publikuar fotografi, duke treguar se këtë pjesë të ditës së bashku me babanë dhe nënën e kalojnë me çaj të zi.

Vizitën te prindërit presidenti e bëri pas vizitës në malet e Sharrit.

“Çajin e pasdites me prindërit në Burojë. HTH”, shkroi Thaçi, duke publikuar fotografi me të dy prindërit.

“Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të maleve të Sharrit. HTH”, shkroi Thaçi bashkëngjitur fotografisë.

Ndërkohë mbrëmë Thaçi iu drejtua qytetarëve lidhur me intervistimin e tij katër ditor në Hagë. Ai u shpreh i bindur në pafajësi.

Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë kr’imesh kundër njerëzimit dhe kr’imesh lufte ndër të cilat, vr\asje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Komento: