Pas përfundimit të serialit, ja me çka po merret “Azra”!

13:06 | 21 Dhjetor 2019

Seriali shumë i shikuar “Mos ma lësho dorën” ka përfunduar xhirimet e fundit.

Pjesë e serialit ishin emra të njohur të kinematografisë turke, në mesin e tyre bënte pjesë edhe aktorja e njohur Alina Boz që ishte në rolin kryesor atë të “Azrës”, shkruan rtv21.

Me profesionalizmin e saj me këtë rol Alina ka mbledhur një numër të madh të fansave.

Mediat turke shkruajnë se aktorja menjëherë pas përfundimit të serialit “Mos ma lësho dorën” ka filluar bisedimet për një serial të ri.

Mirëpo deri sa të merr një vendim në lidhje me këtë Alina ka vendosur që të pushojë dhe kaloj kohë me familjen e saj.

Alina është shumë e dashur për publikun edhe jashtë kufijve të Turqisë, së pari në Kosovë u bë e njohur në rolin e “Hazallit” në serialin “Paramparca”.

Komento: