Pas prangosjes së Salih Mustafës, vjen reagimi nga Kryetari i Kamenicës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas prangosjes së Salih Mustafës, vjen reagimi nga Kryetari i Kamenicës

17:20 | 24 Shtator 2020

Kryetari i Kamenicës ka reaguar në lidhje me prangosjen e Salih Mustafës.

Kryetari i Komunës së Kamincës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas prangosjes të Salih Mustafësnga Policia e EULEX-it.

Ai tha se kjo gjykatë duhet të zhbëhet, pasi lufta e Kosovës për liri nuk ka pse të dëshmohet para akuzave, sipas tij, të fabrikuara në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati tha se Specialja siç duket është në krizë të madhe kredibiliteti.

“Tash që dosjet e publikuara e kanë humbur çdo mundësi për administrimi të mirë provash e proces të drejtë, ata duan të hedhin kripë në plagët e njerëzve. Kurrë më shumë se sot nuk është vënë në pikëpyetje ekzistenca e saj. Andaj, në këtë moment ndihmon tema e vrasjeve të pasluftës. Kështu mbase ju beson dikush. Specialja po bën PR (marrëdhënie me publikun) me aktakuza. Nuk e dimë ende çfarë ka në rastin konkret, sepse vetë Specialja është bërë thashethemnajë. Askush nuk e di çfarë është e vërtetë e çfarë trillim. Asnjë trillimi nuk i themi jo. Ku ta dish, ky tipi që flet e ka pa ndonjë dosje, ose i ka tregu dikush që i ka parë ato”, ka shkruar Kastrati.

Ai tha se kjo gjykatë e cila po e dëmton shtetin e Kosovës, nuk mund t’i njollosë vlerat e UÇK-së dhe gjithë këtyre heronjve që dhanë kontribut në luftën për liri.

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është prangosur sot nga EULEX-i.

Komento: