Pas rastit të ri me koronavirus, Shpend Ahmeti vjen me këtë thirrje për qytetarët

22:54 | 10 Maj 2020

Sot në Prishtinë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në kryeqytet janë bërë 58 testime në 24 orët e fundit dhe se fatmirësisht vetëm një ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas Ahmetit, pavarësisht se numri i të infektuarve është në rënie, ai ka kërkuar nga qytetarët që të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë pasi që siç u shpreh ai, ende nuk e kemi mundur përfundimisht koronavirusin.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Nga përafërisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë.

Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri.

Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje. Tani natyrisht vetëizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.

Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht.

Komento: