Pas revoltës së lojtarëve, Manchester United konsideron shkarkimin e Solskjaer pas revoltës së lojtarëve

12:39 | 08 Nëntor 2021

Planet e Manchester United për të mbajtur Ole Gunnar Solskjaer si trajner deri në fund të sezonit kanë rënë poshtë, nga paraqitjet katastrofike kundër Manchester City dhe Liverpool.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, thuhet se “Djajtë e Kuq”, kanë marrë ankesa për trajnerin nga lojtarët dhe se eduhet t’i ndajnë rrugët.

United shpresonte merrte një vendim për të ardhmen e Solskjaer në verë, kur mund të planifikohej ndonjë ndryshim i trajnerit.

Ata i rezistuan thirrjeve për të larguar Solskjaer dhe emërimin e Antonio Conte dy javë më parë përpara se italiani të bashkohej me Tottenhamin, sepse ai shihej si një opsion afatshkurtër dhe shumë konfrontues.

Teksa kuptohet se Fernandes është ndër lojtarët që ndihet sikur nuk po u jepet një plan i qartë nga Solskjaer dhe ekipi i tij i në dhomat e zhveshjes.

Ronaldo e dinte mirë kur u kthye në United se kohët kishin ndryshuar në krahasim me kohën kur ishte më parë, por ylli portugez thuhet se është i shokuar se sa shumë kanë rënë standardet.

Ekziston gjithashtu një ndjenjë brenda dhomës së zhveshjes se Solskjaer tregon favorizime ndaj disa lojtarëve dhe është shumë i butë në skuadër.

Komento: