Pas rikthimit, vijojnë telashet në Serie A

23:23 | 14 Maj 2020

Vijojnë telashet në Serie A pas rikthimit.

Problemet e para muskulare në Serie A kanë trokitur!

Mbrojtësi titullar i Napolit, Kostas Manolas ka pësuar një lëndim të gradës së dytë të muskulit në kofshën e këmbës së djathtë.

Greku u dëmtua gjatë stërvitjes individuale të zhvilluar në qendrën stërvitore. Gjendja e qendërmbrojtësit grek do të vlerësohet në javët e ardhshme.

Kostas Manolas u dëmtua në ditën e katërt të stërvitjeve individuali në Castel Volturno, duke i dhënë zë frikës së madhe që kishin shfaqur mjekët e fizioterapistët në lidhje me impaktin që do të kishte rikthimi në stërvitje, pas dy muajve inaktivitet.

Natyrisht janë vetëm ditët e para dhe ende nuk është rritur sforcimi, gjë që e bën edhe më skeptike situatën kur sezoni të rinis me ndeshje cdo tre ditë.

Komento: