Pas shumë vitesh, grupi “Aurora” pritet të rikthehen shumë shpejt bashkë

17:32 | 03 Qershor 2021

Grupi “Aurora” pritet të rikthehen shumë shpejt bashkë.

Aurora ishte grup artistësh i njohur. Grupi Aurora është formuar në vitin 2002 me inciativën e disa djelmoshave shumë ambicioz.

Grupi përbëhej nga 4 anëtarë: Nazmi Sfishta, Alban Mehmeti, Ylli Valla dhe Ylli Zajmi.Si themelues i grupit njihet Nazi (Nazmi Sfishta) dhe zhanri i muzikës së grupit Aurora ishte Pop R&B.

Mirëpo, emrat më të veçantë të këtij grupi për publikun ishin Nazi dhe Yll Valla.

Pra, dikur ishin një prej grupeve shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, por që ka disa vite që grupi “Aurora” nuk kanë sjellë ndonjë këngë, qoftë audio apo edhe me videoklip.

Ata fare pak kanë qenë të pranishëm edhe nëpër media, por që sot në një pronocim për GazetaBlic, Ylli u shpreh se ky grup është ende aktiv.

Yll Valla nuk e mohoi faktin për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.“Në momentin që do të dalim me projekt të ri do të ju njoftojmë për detajet”, u shpreh ai.

Ndryshe, Nazmi Sfishta dhe Ylli Valla sot punojnë në institucione shtetërore dhe duket se ende mbajnë mardhënie të mira mes veti, derisa Albani vazhdojë të merret me muzikë dhe sot është mjaft i kërkuar.

Komento: