Pas sulmit, flet drejtori i minierës në Stan Tërg: Jam rrugës për në QKUK, më sulmoi një punëtor

13:40 | 09 Nëntor 2023
pas-sulmit,-flet-drejtori-i-minieres-ne-stan-terg:-jam-rruges-per-ne-qkuk,-me-sulmoi-nje-punetor

Është sulmuar fizikisht sot ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaça.

Ai për Front Online ka folur lidhur me këtë çështje.

Karaça tha se nga një punëtor i Trepçës është sulmuar pasi atij i është dhënë një vërejte me shkrim.

Ai ka treguar se është nisur për QKUK.

“Më ka sulmuar është e vërtetë, është një punëtorë i Trepçës dhe ju ka dhënë një vërejtje për mos punë dhe ka ardhur papritur në zyrë dhe më ka sulmuar me grushte dhe ka ikur. Jam duke shkuar në QKUK por gjendjen e kam të mirë shëndetësore”, u shpreh Karaça për Front Online.

Komento: