Pas sulmit në zemër, Casillas largohet nga spitali

17:06 | 06 Maj 2019

Është liruar nga spital Iker Casillas.

Portieri spanjoll Iker Casillas është liruar të hënën pasdite nga spitali, pas qëndrimit 5 ditorë ku iu nënshtrua intervenimit pas sulmit në zemër.

Ish portieri i Real Madridit, që tani mbron ngjyrat e Portos, kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve.

“Jam shumë falënderues dhe me fat. Kam ndjerë dashurinë dhe përkrahjen e të gjithëve. Dua të falënderoj të gjithë ata që u përkujdesën për mua” deklaroi Casillas.

Sa i përket vazhdimit të karrierës në futboll, spanjolli tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por me rëndësi është që ai shpëtoi.

Komento: