Pas sulmit të Policëve në veri, reagon Shefi i EULEX’it – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas sulmit të Policëve në veri, reagon Shefi i EULEX’it

21:36 | 06 Gusht 2022

Veriu I Kosovës nuk qenë i qetë ditëve të fundit.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në Ujman.

Wigermark ka thënë se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. Ai po ashtu tha se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark.

Komento: