Pas takimit me zyrtarët e Galatasaray, Vedat Muriqi zbulon të ardhmen e tij

16:05 | 08 Janar 2021

Muriqi pas takimit me zyrtarët e Galatasaray, zbulon të ardhmen e tij.

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, nuk është duke kaluar formën më të mirë të mundshme te klubi i ri.

Ai pas transferimit nga Fenerbahce, ku kaloi një sezon shumë të mirë, nuk po mund të përsërit sukseset e veta dhe akoma nuk ka regjistruar një gol në emrin e tij.

Pas 8 ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon, ai ka dështuar që të shënoi ndonjë gol apo asistoi për bashkëlojtarët e tij.

Së fundmi, ka pasur raportime se Muriqi po kërkon një largim nga Lazio. Ai ka pasur një takim me drejtorin teknik të Galatasary, Hakan Balta.

Pas përfundimit të takimit, përgjigjja e Muriqit ishte negative dhe ai dëshiron të qëndroi në klubin italian e ta dëshmojë siç duhet vetën e tij

Komento: