Pas transferimit tek Inter, flet për herë të parë Moses

19:59 | 23 Janar 2020

Pas transferimit tek Inter, ka folur për herë të parë Moses.

Victor Moses ka thënë fjalët e tij të para pas transferimit tek Inter.

Anësori nigerian, Moses, kartoni i të cilit i takon skuadrës së Chelsea, do të luajë deri në fund të sezonit si i huazuar tek Inter.

Para fillimit të aventurës së re, Moses është shprehur optimist për një të ardhme të mirë me ‘Zikaltrit’.

“Është një nderë për mua të jem këtu dhe të jem lojtar i Inter. Falënderoj të gjithë që më mirëpriten, mezi pres të filloj” ka thënë Moses.

“Të punoj përsëri me këtë trajner është një mundësi e madhe për mua, e cila më bën të lumtur. Kam folur me të dhe tashmë më ka shpjeguar projektin e klubit” ka thënë tutje nigeriani.

Moses ka punuar nën urdhrat e Antonio Conte edhe më parë, gjatë kohës kur dyshja ishin te Chelsea.

Komento: