Pas tri orësh mungesë, arrijnë zarfat për votim me kusht në Fakultetin Filologjik

17:05 | 14 Shkurt 2021

Kanë arritur zarfat për votim me kusht në Fakultetin Filologjik.

Në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik ka pasur sot mungesë të zarfave për votim me kusht.

Si rrjedhojë, janë krijuar radhë të pritjes.

Mirëpo ky problem raportohet të jetë zgjidhur.

Kjo qendër është furnizuar me zarfa pas 3 orësh mungesë.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur që është dashur të presin për shkak të mungesës së zarfave.

Komento: