Pas triumfit të Kosovës, Kuka: Nuk ka rendësi sa medalje, e rëndësishme të mos kthehemi pa asnjë

23:54 | 18 Prill 2021

Kuka thotë se nuk ka rendësi sa medalja.

Kosova fitoi tri medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt këtë fundjavë në Lisbonë të Portugalisë, dy të arta dhe një bronztë. Suksesi i fundit nga xhudistët bën që në Kosovë të presin edhe medalje nga Lojërat Olimpik që mbahen këtë verë në Tokio.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se Kosova ka potencial për t’u kthyer me medalje nga Tokio. Ai insiston se e rëndësishme është të kthehen me medalje nga olimpiada. Kosova me Majlinda Kelmendin e kishte fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2016 që mbajtën në Rio.

“Potencial kemi dhe unë si trajner dhe Kosova si shtet i vogël do të ishim të kënaqur që nga Lojërat Olimpike të mos kthehemi pa medalje. A do të jetë një apo dy kjo nuk është e rëndësishme më e rëndësishme është për mua si trajner por edhe për shtetin tonë që të kthehemi me medalje siç kemi arritur të kthehemi nga Lojërat Olimpike”, ka thënë Kuka.

Komento: