Pas vendimit të PZAP-së, vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes

16:02 | 26 Janar 2021

Tashmë ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtari i LVV-së, Arianit Beqiri, është ndër të parët e partisë që ka reaguar pasi PZAP ka vërtetuar pjesën ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV’së Albin Kurtin.

Sipas Beqirit, PZAP është regjim i vjetër, por “beteja vazhdon”.

“PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar Beqiri.

Komento: