Pas vendimit të Qeverisë për ujin, reagon Pacolli – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas vendimit të Qeverisë për ujin, reagon Pacolli

19:00 | 04 Korrik 2022

Sot Qeveria e Kosovë ka marrë disa vendime.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se vendimi që u morr sot nga qeveria e Kosovës për shërbim të ujit nga çezma është marrë nga Franca në janar të vitit 2022.

Ajo thotë se Franca e ka marrë këtë vendim për dy arsye.

“Nga janari 2022 Franca ka obliguar me ligj të gjitha lokalet e gastronomisë të ofrojnë ujë nga çezma. Këtë për dy arsye qasje në ujë të pijes për të gjithë dhe më pak mbeturina nga uji i ambalazhuar”, shkruan ajo.
Tutje ajo shton se do të ketë ujë për të gjithë tani e tutje.

“E në Kosovë lokalet e gastronomisë obligohen ta bëjnë të njëjtën duke filluar nga sot. Ujë për të gjithë!”, shtoi ajo.

Komento: