Pasi ia “zbuloi” çmimin e xhinseve të Kurtit, ja çka i ndodhi Meliza Haradinajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pasi ia “zbuloi” çmimin e xhinseve të Kurtit, ja çka i ndodhi Meliza Haradinajt

21:33 | 23 Shkurt 2020

Haradinaj thotë se po provojnë t’ia thyejnë fjalëkalimin.

Ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinaj, Meliza Stublla-Haradinaj, ka thënë se dikush po mundohet t’ia thyejë fjalëkalimin e saj në rrjetin social Facebook.

Haradinaj bëri më herët një postim ku vinte në pikëpytje çmimin e xhinseve të kryeministrit Albin Kurti.

E njëjta komentonte një foto të Kurtit duke shkuar në punë me këmbë.

Sipas saj, xhinset që kishte veshur Kurti kushtonin 130 euro.

Haradinaj-Stublla tani thotë se dikush po mundohet të gjejë fjalëkalimin e saj në Facebook.

Për këtë ajo e ka postuar një email ku shihet një njoftim nga Facebooku se dikush është munduar të futet në llogarinë e saj.

Komento: