Pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, Fero merr një vendim për postimet lidhur me fenë

17:15 | 08 Prill 2025

Reperi Feronit Shabani, i njohur me nofkën ‘Fero’, ka paralajmëruar rikthimin në muzikë.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do publikojë këngën e tij të re, teksa ka publikuar edhe sekuenca të këngës së tij. Në disa pjesë, Fero ofendon ish-gruan e tij, Arbenitën.

Fero, sidoqoftë, u largua nga muzika me qëllim të vetëm, përkushtimin në fenë islame.

Mirëpo pas njoftimit për rikthim në muzikë, vërehetse në rrjetet e tij sociale ai ka larguar të gjitha postimet në lidhje me fenë.

Komento: