Pasi përfundoi BBV – a do ta shohim Arbana Osmanin në ekran?

14:32 | 08 Mars 2022

A do ta shohim Arbana Osmanin në ekran tani që mbaroi “BBV”?

Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Arbana Osmani ka vendosur të largohet pak nga ekrani.

Periudhën e shtatzënisë ajo ka vendosur ta kalojë larg ekranit, shkruan lajmi.

Kështu ka bërë me dije vetë moderatorja në rrjetet sociale.

Përmes një pyetësori me ndjekësit ku është pyetur rreth shumë detajeve në lidhje me shtatzëninë e tretë, mes të tjerash dikush e ka pyetur Arbanën: Do jesh në ndonjë projekt televiziv tani që mbaroi “Big-u”.

Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim.

“Jo, ca kohë do jem pushim nga Tv”, tha ajo.

Në finalen e “Big Brother VIP”, Arbana zbuloi se është në pritje të ëmbël.

Kujtojmë se para “Big Brother VIP” ajo moderonte “Dua të të bëj të lumtur”.

Komento: