Pasi që shënoi gol për ekipin e tij, i ndodh e papritura Gjimshitit

18:09 | 05 Maj 2019

U mendua se ai shënoi gol, por nuk doli të ishte ashtu.

Berat Gjimshiti festoi për disa minuta golin e dytë në këtë sezon në derbin ndaj Strakoshës. Fillimisht u duk se prekja e fundit ishte nga mbrojtësi shqiptar, por pamjet janë qartësuar nga mediat italiane, ndërkohë që edhe Federata Italiane ka korrigjuar emrin e shënuesit.

Devijimi i fundit i topit është bërë nga Wallace, i cili e ka dërguar topin në rrjetën e Strakoshës, ndërkohë që Gjimshiti ka shijuar 3 pikët e radhës që e mbajnë 1 pik larg nga Interi.

Komento: