Pasi tifozët hodhën topat në fushë në ‘El Clasico’, kjo e pret Barcelonën

09:08 | 21 Dhjetor 2019

Barcelona dënohet pas ngjarjeve në ‘El Clasico’.

Asgjë nuk shkoi mirë për Barcelonën në ‘El Clasicon’ e fundit që u luajt në ‘Camp Nou’.

Barcelona luajti baras me Real Madrid në një ndeshje ku u dominua nga ‘Los Blancos’, por ky nuk ishte problemi i vetëm.

Gjatë ndeshjes, pati një moment kur tifozët e Barcelonës hodhën dhjetëra topa në fushën e blertë, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa momente.

Pas këtyre ngjarjeve, skuadra katalanë është dënuar me 1300 funte si dhe rrezikon t’i ndalohet ndeshjet në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.

Ngjarja e pazakontë ndodhi gjatë pjesës së dytë të përballjes Barcelona – Real Madrid.

Pjesëtarët e sigurimit u detyruan të veprojnë me shpejtësi që të largojnë topat nga fusha.

Në fund, ndeshja mes ‘Blaugrana’ dhe ‘Los Blancos’ u mbyll me rezultatin 0:0.

Komento: