
Sot, kur edhe zyrtarisht është konfirmuar se personi i vrarë nga forcat serbe është Faton Hajrizi, ka reaguar vëllai i tij Artan Hajrizi.

Theksojmë se Faton Hajrizi me 6 korrik ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Pas disa ditëve, u shpall në kërkim edhe nga autoritetet serbe, meqë dyshohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë.
Vetëm pastaj, ai u raportua se u vra në territorin e Serbisë.