Pasi u largua Kiara, OLta i ‘gjuhet’ Luizit, tenton ta puth me zor, ky i fundit bën reagimin e papritur.
Mbrëmë Kiara u largua nga shtëpia e BBV dhe Luizi u mërzit shumë nga ndarja me të dashurën e tij dhe askush nuk mund ta ngushëllonte.
Edhe në marrëdhënie me banorët e tjerë Luizi ka qenë i tërhequr, nuk ka bërë më shaka edhe lojëra.
Ndonëse banorët i kanë qëndruar pranë, ai nuk i ka pranuar të gjithë, e sidomos Oltën.
Pasi mbaroi spektakli mbrëmë, Olta iu afrua Luizit për ta puthur, duke thënë se ia kishte borxh këtë. Por Luizi e refuzoi.
Olta: Hajde të të puth çik
Luizi: Unë të të përqafoj ty? Jo moj shpirt. Veç në finale do të të takoj unë ty.
Olta: Ta kam borxh puthjen.
Luiz: S’dua ta laj këtë borxh me ty.