Pasi vëllau i tij privoi nga jeta nipin, axha i Albertit vjen më një rrëfim të dhimbshëm

16:31 | 28 Janar 2021

Axha i Albertit tregon versionin e ngjarjes së mbrëmshme: Ar’ma është e shejtanit.

Ismet Krasniqi ka thënë se vëllai i tij, Skënder Krasniqi, e ka vr’arë pa dashje djalin e tij, Albertin.

Ai ka thënë se Alberti ia kishte dhënë babait të tij ar’mën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plu’mb.

“Së pari i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pis’toletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai.

“Apel me pasë kujdes se ar’ma është e shejtanit, jo e njerit. Por për fat të keq rinia e sotit janë mësu me ato dhe është një e metë e madhe. Shpresoj që Policia në të ardhmen duhet me u marrë me këtë punë dhe t’i konfiskojë ar’mët, sidomos atyre që i shesin”, shtoi Krasniqi.

Ai e ka përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen, ndërsa ka treguar se armën e kishin blerë kur kishin qenë së bashku, ndërsa babai e kishte këshilluar Albertin që të mos e blinte.

“Alberti dihet se ka qenë djalë problematik, por sa i përket familjes ka qenë djalë i mirë”, tha ai.

Komento: