Pasi Vivien konfirmoi ndarjen, Getinjo bën veprimin e papritur në Instagram

11:38 | 02 Maj 2023

Vivien Thano dhe Getinjo janë ndarë përfundimisht.

Këtë e ka konfirmuar vet ish-banorja në emisionin e Aulona Mustës ku në promo dëgjohet duke thënë se ata nuk janë më bashkë dhe se janë nxituar me disa veprime.

Pasi ndarja u vulos, ndjekësit panë se Instagrami i reperit pësoi ndryshime.

Ai ka fshirë të gjitha fotot me ish-të dashurën e tij por edhe gjjthçka që kishte.

Javë më parë teksa përflitej për krizën e tyre, artisti tha se po largohet nga rrjetet sociale për një kohë por u rikthye pas pak ditësh.

Komento: