Pato ëndërron rikthimin në Serie A, ky është mesazhi i tij

09:23 | 15 Janar 2021

Pato rikthehet në Serie A: Më duhen vetëm disa ndeshje për ta treguar veten.

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ëndërron rikthimin në Itali.

Braziliani është 31-vjeç dhe mund të luaj edhe për disa sezone në nivele të larta.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Pato i është vetëofruar Milanit dhe Stefano Piolit.

“Kam kujtime të mira për periudhën e kaluar te Milani. Ëndrra ime është që të rikthehem në Itali. Më duhet vetëm disa stërvitje dhe ndeshje për ta bindur Piolin. Do të ishim një dyshe e shkëlqyeshme me Ibran”, ka deklaruar Pato.

Pato ka luajtur për Milanin nga viti 2007 deri në vitin 2013 dhe me fanellën e Rosonerëve ka shënuar 63 gola në 150 ndeshje të luajtura.

Komento: