Patrice Evra zbulon skandalin më të madh ndonjëherë

18:41 | 22 Tetor 2021

Patric Evra thotë se ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i tij kur ishte fëmijë.

Patrice Evra, në një intervistë për “The Times”, ka folur për të kaluarën e tij të errët.

Ai zbuloi se ishte abuzuar kur ishte fëmijë dhe po qëndronte në shtëpi të një prej mësuesve të tyre 3 netë në javë.

Ish-lojtari tregoi sesi mësuesi i tij u përpoq ta prekte kur mendonte se kishte fjetur dhe se ai më pas “e shtyu dhe e goditi”.

Ai shtoi gjithashtu se mësuesi ishte i “eksituar seksualisht” duke u përpjekur të hiqte rrobat e Evrës, marrë nga Marca.

“Nuk më vjen turp kur pranoj se u ndjeva si frikacak për shumë vite që nuk flisja për të. Ishte diçka që më shtypte gjoksin. Por këtë nuk po e bëj për veten time, ka treguar ai gjatë intervistës për “The Times”.

Megjithatë edhe pse ai u abuzua si fëmijë, francezi tha:“Urrejtja nuk do të jetë kurrë në zemrën time, nuk e urrej mësuesin që më ka abuzuar”.

Komento: