Patrisi dhe Tuna me këtë veprim ‘vulosin’ ndarjen e tyre

09:49 | 03 Maj 2021

Djali i ish-çiftit ka festuar ditëlindjen. Dhe, natyrisht se Tiani ka marrë urime nga prindërit e tij.

Përmes rrjetit social Instagram, ata e kanë uruar me nga një fotografi në të njëjtën kohë edhe kanë shkruar fjalë plot dashuri për të.

Në profilin e tij zyrtar në Instagram, Patris Berisha ka ndarë një imazh të djalit derisa ka shkruar:
“Tian Patris 4”, ndërsa mori edhe komente të shumta nga miqtë të cilët e uruan për ditëlindjen e djalit të tij.

Ndërsa, Tuna në storien e saj ka ndarë fotografi nga festa e ditëlindjes duke i shkruar edhe një urim teksa nuk ka publikuar imazhe tjera duke mos zbuluar pjesëmarrjen e ish-partnerit të saj.

“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta e sinqerta të marra ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, kanë qenë fjalët e Tunës e cila e ka fshirë këtë postim dhe nuk figuron më në rrjetet e saj sociale.

Ndryshe, Tuna dhe Patrisi ka kohë që i kanë ndarë rrugët si çift, arsyen e ndarjes nuk e kanë bërë publike asnjëherë.

Komento: