Patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, vjen reagimi nga Lutfi Haziri

23:07 | 08 Gusht 2020

Lutfi Haziri ka thënë se vikendin e qetë në Gjilan e prishi lajmi për patrullimin e ushtrisë serbe.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ishte një vikend me lajme të ‘qeta’ sa i përket përballjes me pandeminë COVID-19, por sipas tij këtë e prishi lajmi për patrullimin e xhandarëve serbë në Karaçevë.

Haziri në një postim në rrjetin social Facebook apeloi që të respektohen masat mbrojtëse, pasi coronavirusi nuk pyet çka e kush je.
Lexoni të plotë postimin e Hazirit:

“#Dita149. Një vikend me lajme të qeta nga Gjilani si përket përballjes me pandeminë #COVID-19. Por, patrullimi i xhandarëve serbë në Karaçevë, e prishi qetësinë. E kemi 1 të infektuar, 1 të shëruar, 577 të shëruar, 373 të shëruar, 183 raste aktive dhe 21 të vdekur. Mostra në pritje i kemi 99.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur.

Virusi nuk pyet çka e kush je.

Të rrëzon për toke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”.

Komento: