
Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës dhe një numër i madh njerëzish kanë vdekur si pasojë e tij.
Paulo Dybala dyshohet të jetë futbollisti i radhës i prekur nga koronavirusi.
Pas Daniele Ruganit, Dybala është lojtari i dytë i Juventusit që është infektuar nga virusi që po përhapet me të madhe nëpër Evropë.
Është El Nacional që raporton se Dybala ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.
Një gjë e tillë mbetet për t’u vërtetuar nga skuadra e Juventusit.