Shkruar nga: Renea Xhibo
Më datën 17 shkurt të vitin 2008, është shpallur pavarësia e Kosovës.
Pavarësia e një vendi që ka përjetuar luftë, masakra, padrejtësi dhe shumë tragjedi të tjera.
Serbia e pushtoi vendin tonë. Por, nuk donte të na merrte vetëm tokën, donte t’ia merrte arsimin shqiptarëve.
Ata na i mbyllën shkollat dhe na përjashtuan nga puna. Ata e gënjyen botës për kombin tonë. Gënjyen duke thënë se Kosova nuk është toka jonë.
Por, ne luftuam për atdheun në çdo mënyrë të mundshme. Ne hapëm shkolla, ne mësuam në shtëpia. Ne i morëm armët dhe luftuam deri në vdekje.
Armët nuk ishin të vetmet gjëra me të cilat luftuam, ne lamë shënime që bota ta dijë të vërtetën në një mënyrë apo tjetrën.
E vërteta është se nuk kemi pasur kurrë nevojë për armë që të luftojmë, sepse kemi pasur shpirtin luftarak dhe kemi mbrojtur atdheun tonë, kemi shpëtuar Kosovën.
Të parët tanë, dëshmorët tanë, sakrifikuan gjithçka për Pavarësinë e Kosovës.
Ata i dhanë jetët e tyre, ndaj tani ne jemi të lirë.
Më në fund flamuri jonë i dashur valon lirshëm dhe ne shqiptarët kemi mundësine të ndërtojmë një te ardhme, nën hijen e flamurit tonë të çmuar.
Mundësitë janë më të pasura se kurrë, dhe liria është në kulmin e të gjitha kohërave.
Autorja e këtij shkrimi është nxënëse e klasës së 8-të në “American School of Kosova”