Pavarësisht koronavirusit, skuadra e Bundesligës nis stërvitjet të hënën

22:33 | 22 Mars 2020

Koronavirusi ka ndikuar edhe në botën e futbollit ku pothuajse të gjitha ndeshjet janë pezulluar.

Wolfsburg njoftoi se skuadra e parë e Oliver Glasner do të kthehet në stërvitje të hënën përkundër masave distancuese sociale të Gjermanisë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Bundesliga është planifikuar të rifillojë pas 2 prillit, me Ëolfsburg që do të udhëtojë te Bayer Leverkusen dy ditë më vonë në një ndeshje që duket se nuk ka gjasa të luhet duke marrë parasysh pandeminë globale, transmeton lajmi.

Numri i vdekjeve në Gjermani është rritur në 93 dhe kancelarja Angela Merkel të dielën njoftoi një ndalim për takime publike të më shumë se dy personave, por një deklaratë në faqen zyrtare të Ëolfsburgut thoshte se stërvitja do të zhvillohet në grupe të vogla.

“VfL Ëolfsburg do të kthehet në stërvitje siç ishte planifikuar të hënën 23 mars, megjithëse nën kushte të veçanta dhe duke iu përmbajtur masave të rrepta të higjenës”, thuhet në deklaratë.

Komento: