
Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar para pak minutash mediat për një konferencë.
Sipas njoftimi, partia më e madhe opozitare në vend, konferencën do ta zhvillojë në selinë qendrore të PDK-së, në Prishtinë, prej orës 16:00.
Në njoftim, PDK-ja nuk ka bërë të ditur arsyen e konferencës, sikurse nuk është njoftuar se kush do të paraqitet para gazetarëve.