PDK’ja rikthen “qeverinë në hije” pas Vitit të Ri

00:07 | 25 Dhjetor 2021

Anëtari i PDK’së, Faton Abdullahu ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Për këtë arsye, ai thotë se pas Vitit të Ri, PDK do të funksionalizojë “qeverinë në hije”.

Abdullahu komentet i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Menjëherë pas Vitit të Ri do të fillojmë ta konsolidojmë qeverinë në hije. Kjo është diçka që e kemi bërë si Parti Demokratike edhe më herët. Është treguar shumë e suksesshme, është treguar si opozitarizëm konstruktiv”, thotë Abdullahu.

Por a po kërkon PDK zgjedhje të jashtëzakonshme?

“Jemi parti e madhe, jemi parti e konsoliduar në rrugëtim e sipër. Nuk e kemi për nguti në atë kuptim që të bëjmë gjithçka që me ç këtë qeveri në zgjedhje. Me dal me gju me gurë siç kanë bërë të tjerët”, thotë ai.

“Qëllimi ynë është që të formohemi, të konsolidohemi, të sjellim kuadro të reja dhe gjatë gjithë kësaj kohe të demaskojmë këtë qeveri”, theksoi Abdullahu.

Komento: