“Kompromisi është i gatshëm, nuk duhet të ketë vonesa sikur që ka pasur për certifikimin e mandateve. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që kryetari i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast LVV-së. Mendoj se kjo është rruga e vetme dhe jam i bindur që, sikurse që janë tërhequr pas katër ditësh për çështjen e verifikimit të mandateve, e njëjta do të ndodhë edhe për kryeparlamentarin,” ka deklaruar Peci.
Sot, propozimi i LVV-së për kryetar të Kuvendit, si parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u hodh për votim.
Nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se opozita nuk do ta mbështesë kandidaten, duke theksuar nevojën për një marrëveshje politike.
Albulena Haxhiu, e propozuar nga LVV për të udhëhequr Kuvendin, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në dy përpjekjet e mëparshme për t’u zgjedhur kryetare e legjislativit të ri./Telegrafi/