Peja do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Peja do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

11:58 | 06 Dhjetor 2018

Në kuadër të investimeve kapitale, për vitin 2019, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bashkëpunim me Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’në Pejë do të themelojnë Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytete.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, për të lansuar këtë projekt të rëndësishëm ka vizituar Universitetin Publik të Pejës ‘’Haxhi Zeka’’, në hapësirat e të cilit do të jetë Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Gjatë kësaj vizite, ai ka takuar Rektorin Fadil Millaku, Dekanin Halit Shabani dhe Sekretarin Astrit Adema. Së bashku kanë vizituar ambientet e dedikuara nga Universiteti për këtë Qendër. Ministri Beqaj ka folur për rëndësinë e Qendrës edhe para studentëve të shumtë të Universitetit të Pejës.

“Është kënaqësi e veçantë të shoh entuziazmin e madh të studentëve nga Peja me rrethinë, që ishin në numër kaq të madh, për të dëgjuar dhe për të bashkëbiseduar për idenë e kësaj Qendre”, tha ai.

Ministri Besim Beqaj shtoi se ky është një lajm i mirë për Pejën dhe themelimi i Qendrës ka për qëllim të lidhë shkencën me biznesin.

Ai u bëri thirrje të rinjve të kësaj ane që idetë dhe njohuritë e tyre t’i zhvillojnë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, në mënyrë që e ardhmja e tyre dhe e vendit të jetë e sigurt dhe e suksesshme.

Komento: