Pejë: Gruaja lajmëron burrin në polici për dhunë psiqike

09:33 | 23 Prill 2024
peje:-gruaja-lajmeron-burrin-ne-polici-per-dhune-psiqike

Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: