Pëllumb Hajdari tanimë është rritur, kështu dukej në mbrëmjen e maturës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pëllumb Hajdari tanimë është rritur, kështu dukej në mbrëmjen e maturës

08:59 | 01 Qershor 2019

Kënga “Qingji i vogël” e kënduar nga Pëllumb Hajdari është një hit dhe dëgjohet nga shumë fëmijë.

Tani, Pëllumbi është rritur dhe ka përfunduar shkollën e mesme.

Me këngët dhe videoklipet e tij interesante ai është bërë i njohur anë e mbanë trojeve shqiptare.

Është fjala për këngëtarin mjaft të pëlqyer nga publiku, Pëllumb Hajdarin, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë fëmijëve dhe jo vetëm.

Ai dikur ka kënduar këngën “Sherri i vogël”, me të cilën edhe shumë njerëz e identifikojnë, mirëpo, ai “Sherri i vogël” siç e quajnë tashmë është rritur.

Pëllumbi tashmë është 17 vjeçar dhe sapo ka përfunduar shkollën e mesme. Ai së fundmi kishte mbrëmjen e maturës, në të cilën është dukur për mrekulli, shkruan rtv21.

Kjo shihet në disa imazhe që Pëllumbi i ka publikuar për ndjekësit e tij të shumtë.

I veshur me kostum të zi dhe me syze, Pëllumbi duket se ka shkëlqyer në mbrëmjen e maturës. Projekti më i njohur i Pëllumbit është “Qingji”, i publikuar në vitin 2011, i cili deri tani ka 183 milionë e 370 mijë.

Komento: