Pensionistët do të protestojnë/Gashi: S’po mund t’ ia dalim me 100 euro pension, sot as me 200 euro s’mund të jetohet

14:33 | 20 Prill 2024
pensionistet-do-te-protestojne/gashi:-s’po-mund-t’-ia-dalim-me-100-euro-pension,-sot-as-me-200-euro-s’mund-te-jetohet

Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët.

Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak të muajit të Ramazanit.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi ka folur lidhur me këtë çështje për Front Online.

Ai tha se ende nuk janë dakorduar për datën e mbajtjes së protestës, por që kjo do të vendoset gjatë javës së ardhshme dhe do të kenë konferencë për medie ditën e enjte.

“Nuk kemi organizu konkretisht asgjë. Javën e ardhshme besoj e mbajmë mbledhjen e kryesisë dhe shohim si do të veprojmë. Të enjten prej orës 12 deri në orën 13 kam komunikim me media”, tha Gashi për Front Online.

 

 

Gashi: Pensionistët po e padisin individualisht Ministrinë e Financave dhe ministrin Murati

Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave.

“Secili pensionist e ka marrë për obligim të bëjë padi kundër Ministrisë së Financave, me ministër Hekuran Murati, dhe ato padi tashmë veç janë duke u realizuar”, tha Gashi për Front Online.

Marrë parasysh rritjen e çmimeve kohëve të fundit, pensionistët po konsiderojnë se pensionet janë tejet të vogla dhe se me to nuk po munden t’ia dalin.

“Me këto pensione nuk po mundemi me ja dalë kurrqysh. Askush nuk mund të ja del me 100 euro duke pasë parasysh rritjen e madhe të çmimeve kohëve të fundit. As me 200 nuk mund të ja dalë askush e lëre më me 100, veç një individ me qenë nuk mundet me i përballu obligimet me këtë pension”, tha për Front Online Nijazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës .

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.

Komento: