Pensionohet Zlatan Ibrahimoviç?!

14:09 | 21 Mars 2020

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviçit nuk është vendosur akoma, ashtu si shumë nga shokët e tij të skuadrës së AC Milan.

Kontrata e tij do të skadojë gjatë verës, dhe në varësi të mënyrës se si sezoni përfundon, ai mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit tashmë, përcjell ORAinfo.

Që nga ardhja e tij në janar, kuqezinjtë janë përmirësuar shumë, duke shfrytëzuar përvojën dhe mentalitetin e suedezit për tu rikuperuar nga gjysma e parë e dobët e sezonit.

Sidoqoftë, kontributi i 38-vjeçarit mund të marrë fund këtë verë.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, Ibrahimoviç ka të ngjarë të pensionohet në fund të sezonit.

Është e vështirë të imagjinohet se ai do të nënshkruaj një rinovim të kontratës me kuqezinjtë.

Kësaj situate i ka ndihmuar edhe kriza që ka përfshirë futbollin pas përhapjes së koronavirusit.

Është e sigurt të thuhet se tifozët e Milanit do të jenë përgjithmonë mirënjohës për dy magjitë e tij në klub. /ORAinfo/

Komento: