Për herë të gjashtë dështon votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

11:23 | 08 Tetor 2020

Ka dështuar të votohet për të gjashtën herë radhazi Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

“Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Komento: