Për herë të parë Fero feston ditëlindjen si baba, Arbenita i bën dedikimin më të bukur

17:45 | 08 Korrik 2021

Fero feston për herë të parë ditëlindjen si baba, Arbenita i bën dedikimin më të bukur.

Ditën e sotme, reperi Feronit Shabani i njohur si Fero feston për herë të parë ditëlindjen si baba.

Reperi sot feston ditëlindjen e tij të 24-të dhe për këtë ditë të shënuar reperi ka marrë urimin më të veçantë nga partnerja e tij, Arbenita.
Kjo e fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram” disa nga momentet më të bukura të reperit me të dhe me vogëlushen e tyre, Nina.

Në videot e publikuara Fero shihet duke përkëdhelur Ninën dhe duke ecur në rrugë me karrocë, teksa nxjerrë në pah një tjetër anë të tij shumë të ndjeshme.

“Babi më i mirë. Fero gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam”, shkkruan Arbenita përkrah postimeve të saj.

Komento: