Për herë të parë kreu i Zveçanit bën homazhe në Prekaz

15:03 | 16 Shkurt 2024
per-here-te-pare-kreu-i-zvecanit-ben-homazhe-ne-prekaz

Komuna e Zveçanit për herë të parë ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

I pranishëm në këto homazhe ishte kryetari Ilir Peci me bashkëpunëtorë të tij.

“Ne sot jemi këtu nga Komuna e Zveçanit dhe kemi nderime së pari të vijmë pranë varrezave të heronjve të familjes Jashari dhe gjithashtu nga komuna e Zveçanit për herë të parë. Komuna e Zveçanit merr pjesë dhe përfundimisht iu urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë 17 shkurtin Ditën e Pavarësisë”, tha Peci.

Komento: