Për herë të parë, sot ulet avioni i parë “Air Albania” në Aeroportin e Kukësit

13:00 | 18 Prill 2021

Sot ulet avioni i parë “Air Albania” në Aeroportin e Kukësit.

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës.

Burime për Top Channel kanë bërë të ditur se në ora 10:30 nga Lodra do të niset aeroplani dhe do të mbërrijë në 13:30 në Rinas. Më pas, udhëtimit do t’i bashkohet kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, për të fluturuar drejt Aeroportit të Kukësit.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Rama tha më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

“Aeroporti ka përfunduar. Aeroportet gjithmonë kur përfundojnë bëjnë fluturimin simbolik, 1, 2, 3 fluturime dhe pastaj futen në fazën e certifikimit ndërkombëtar duke marrë gjithë licencat, etj.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” do një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit./tch/

Komento: