Për pak ditë, kënga e re e Adelina Berishës arrin sukses

14:41 | 02 Korrik 2023

Kënga e re e Adelina Berishës arrin sukses për pak ditë.

Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha, tre ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Deyzoh.

Kënga mban titullin “Me ty”, derisa për muzikën dhe tekstin e këngës u përkujdes Deyzoh dhe Saia.

Projekti erdhi i shoqëruar edhe me videoklip.

“Me ty” po pritet mjaftë shumë nga publiku. Deri më tani ka marrë mbi 700 mijë klikime në Youtube.

Komento: