Për shkak të koronavirusit, Bayernit mund t’i dështojë transferimi i këtij lojtari

17:16 | 15 Mars 2020

Anësori i Manchester Cityt, 24 vjeçari Leroy Sane ka qenë prej kohësh në listën e Bayern Munich.

Por gjermanët duan të shohin Sane të provojë fizikun e tij në ndeshje pas shtatë muajsh jashtë fushe, transmeton lajmi.

Dhe me pezullimin e pothuajse të gjithë kampionateve, anësori nuk do të ketë asnjë shans ta plotësojë kërkesën e Bayern për një të ardhme të afërt.

Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë që nga dëmtimi i ligamenteve të gjurit në Community Shield në gusht – të cilën City e fitoi në penallti – megjithëse ai u paraqit me skuadrën U-13 kundër Arsenalit në shkurt.

FA, Premierligë, EFL dhe ËSL njoftuan të premten pezullimin tre javor për të gjithë futbollin profesional në Angli për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sane është rikthyer në stërvitje të plotë për herë të parë që kur dëmtoi ligamentet e gjurit në gushtin e kaluar.

Komento: