Për shkak të koronavirusit, zyrtarisht edhe kjo ndeshje do të luhet pa tifozë

21:30 | 09 Mars 2020

Frika nga koronavirusi ka bërë që të merret vendimi që shumë ndeshje të luhen pa tifozë.

Koronavirusi po e bën të vetën. Sevilla-Roma është sfida e radhës që do të luhet pa tifozë.

Në Itali stadiumet do të jenë të mbyllura deri me 3 prill, në Francë sot u vendos të mbyllen deri me 15 prill, gjithçka po ndodh për shkak të kërcënimit nga sëmundja ngjitëse, koronavirus.

Pasi zyrtarisht u vendos që PSG-Dortmund, sfida e kthimit në Champions League të luhet pa tifozë, vendim i tillë është marrë edhe për ndeshjen mes Sevillës dhe Romës në Europa League.

Tashmë është zyrtare vendimi nga ana e shtetit të Spanjës, ndeshja do të luhet pa tifozë në ‘Sanchez Pizuan’ këtë të enjte dhe natyrisht edhe ajo e kthimit më pas në Itali, në Romë.

Raportohet se edhe sfida mes Barcelonës dhe Napolit mund të luhet pa tifozë.

Komento: